Opinionisti, Haradinajt: Për tri vjet gati sa e kalle Kosovën, e tani...

Aktuale

Opinionisti, Haradinajt: Për tri vjet gati sa e kalle Kosovën, e tani...

Nga: I.J Më: 24 mars 2018 Në ora: 18:57
Ramush Haradinaj

Opinionisti Prof. Dr. Binak Maxharraj ka vazhduar  ta komentoj kalimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Haradinaj se Çokorri ishte i joni, por e humbëm përfundimisht në atë moment kur ky i fundit nënshkroi raportin e Komisionit Meha.

Ja shkrimi i plotë i Prof. Dr. Binak Maxharraj

Paranoja e Ramush Harajdinajt:

Ja dy sihariqet e tij të ëndrrave të bukura kur është fjetur:

E para, fituam të drejtën për viza, por fituam të drejtën për Çakorrin. 

E dyta, na fituam edhe Çakorrin dhe lëvizjen e lirë. 

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Çfarë të drejte fitove ti për Çakorrin. Çokorri ishte i joni, por ti zotëri në atë moment kur e nënshkrove raportin e Komisionit Meha, për të cilin gati sa e kalle krejt Kosovën për tri vjet, dhe se bashku me LDK u batë pjesë e “Prontos”, po atë moment ti e humbe Çakorrin përjetësisht.

Kurrfarë të drejte nuk ke ma për Çakorrin. Ju atë ditë keni ba aktin më qyqar duke i falë tokë nipave të Kral Nikollës dhe Mark Milanit, dhe sa mbaj mend mirë Çakorri nuk është më i yti dhe të drejtën që e pate për të e humbe përjetësisht pa kthim.

Pra Thaqi si çdo herë të futi në kurth për ta shpëtuar vetën. Kështu keni shkelë edhe Kushtetutën e Kosovës ku thuhet se askush, bile askush nuk ka të drejtë të cenoj kufijtë e shtetit, pra as ti, as Hashim Thaqi, as Isa Mustafa. Juve një ditë drejtësia do të ju troket në derë. 

Zotëri Ramush tash e tutje Çakorrin mundesh më e pa veç më dylbi nga Gllogjani dhe nëse donë më shku në Mal të Zi merre më vete edhe pasaportën se atje, jo në Çakorr,  por në Kuqishtë, ta kërkojnë doganierët e Malit të Zi. O tempora o moris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat