Elvis Hoxha: Mogherini pro ruse i thotë Thaçit në vesh – I madh je

Aktuale

Elvis Hoxha: Mogherini pro ruse i thotë Thaçit në vesh – I madh je

Më: 25 mars 2018 Në ora: 12:17
Elvis Hoxha

Filozofi nga Shqipëria, Elvis Hoxha, që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në një status në llogarinë e tij në Facebook se Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, është pro ruse.

“E kuptoj Mogherinin proruse që i thotë Thaçit në vesh: ‘I madh je. U bëre president me votën e Rugovës. Demarkacionin e nënshkrove me emrin Haradinaj. Hajt, vrap na kry dhe Zajednicën e Mitrovicën’, ka shkruar Hoxha, duke imagjinuar një bisedë mes presidentit të Kosovës e përfaqësueses së BE-së.

“Ndërkohë, kthehet nga Vuçiç dhe i thotë: ‘E kishit të vështirë ta mbanit shqiptarin sa nuk kishte shtet. Tani që i dhamë qeveri e kuvend, e keni kollaj sepse nuk janë përballë jush shpirti dhe historia e një kombi, por vetëm renegatët’”, ka vazhduar statusin Hoxha duke imagjinuar një tjetër bisedë.

“Ndërkohë turma dinake mediatike dhe ajo e naivëve civilë i thotë Lv-së: ‘Mos hidhni gaz kundër institucioneve. Edhe nëse institucionet kanë vulën e tradhtisë, ato janë institucione demokratike’. Një popull i tërë duhet me klithë deri në qiell: ‘Bac u kry! Po të tradhtojmë deri në kockë që të ka mbetë, me dheun që po të tret’”, përfundon statusi i Hoxhës me bisedat imagjinare brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat