Qeveria e Kosovës nuk aprovon vizitën e zyrtarëve serb

Aktuale

Qeveria e Kosovës nuk aprovon vizitën e zyrtarëve serb

Më: 26 mars 2018 Në ora: 10:56
Qeveria e Kosovës

Shefi i kabinetit të Ministrisë së Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se kjo ministri e ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë Nikola Selakoviç.

Sipas Zyberaj, ndalesa është aplikuar për shkak të deklaratave të cilat nxisin tensionim të situatës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë Nikola Selakoviç gjatë vizitës në Kosovë planifikonin të merrni pjesë në një debat me qytetarët në veri të Kosovës rreth dialogut të brendshëm me qytetarët të cilin e ka nisur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat