Vetura të blinduara e forca të shumta të Njësisë Speciale në Mitrovicë

Aktuale

Vetura të blinduara e forca të shumta të Njësisë Speciale në Mitrovicë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 12:39
Pamje nga ngjarja

Disa autoblinda të Policisë janë duke qëndruar në gjendje gatishmërie në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut, në pritje të urdhrit për t’u nisur drejt veriut.

Policia më herët bëri të ditur se në kuadër të autorizimeve dhe kompetencave ligjore ka ndërmarrë veprime në drejtim të dislokimit të njësive përgjegjëse në terren në pjesën veriore të Kosovës me qëllim të zbatimit të vendimit të qeverisë për t’i ndaluar hyrjen në Kosovë dy zyrtarëve të lartë të qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq.

Gazetari i KALLXO.com nga Mitrovica raportoi më herët se edhe në afërsi të varrezave ortodokse në hyrje të rrugës që çon drejt veriut të Mitrovicës janë të vendosura disa autoblinda të policisë.
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat