Marko Gjuriq hyn në Mitrovicën e Veriut

Aktuale

Marko Gjuriq hyn në Mitrovicën e Veriut

Më: 26 mars 2018 Në ora: 13:51
Marko Gjuriq

(E plotësuar) - I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka hyrë në sallën ku pritet të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën, njoftojnë burime të KP.

Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake.

Gjuriq ndodhet në Kosovë?

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq sipas burimeve të pakonfirmuara të mediave ka hyrë ilegalisht në Kosovë gjatë natës së kaluar.

Sipas këtyre burimeve, Gjuriq ka hyrë në Kosovë nëpërmjet rrugëve ilegale dhe se nuk dihet nëse do të marr guximin të dal nga territori i Kosovës.

Ndryshe Policia e Kosovës me njësitet e saja elite ndodhet në Veri të Kosovës për të zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë ministrat serb të futen pa leje në territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat