Ministrit serb nuk ia “mban” të hyjë në Kosovë, kthehet me vetdëshirë

Aktuale

Ministrit serb nuk ia “mban” të hyjë në Kosovë, kthehet me vetdëshirë

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2018 Në ora: 13:51
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se ministri serb i Kulturës Vladan Vukosavljeviq, është lejuar të hynte në territorin e Kosovës, mirëpo ai është kthyer me me vet dëshirë prapa për në Serbi.

Mirëpo, Policia ka thënë se vizita e Vladan Vukosavljeviq në Kosovë, ishte e planifikuar të realizohej në pikën kufitare Merdare, por e njëjta është bërë në pikën kufitare në Jarinje, përcjell Bota sot.

Më poshtë njoftimi i plotë i PK-së:

Në vazhdimësi të informimit të drejtë të opinionit publik dhe me qëllim të shmangies së dezinformacioneve të mundshme, Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës Vladan Vukosavljevic, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi.

 Vizita e lejuar e Vukosavljevic ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo e njëjta nuk është realizuar  në atë pikë kufitare por në pikën kufitare Jarinje në veri të vendit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat