Policia Speciale ndërhyn kah ‘Lagja e Boshnjakëve’

Aktuale

Policia Speciale ndërhyn kah ‘Lagja e Boshnjakëve’

Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Para pak minutash njësia ROSU ka arrestuar Marko Gjuriq i cili po qëndronte ilegalisht në Kosovë.

Ndërkaq, pas kësaj, policia ka hedhur sprej qytetarëve serbë të cilëve po protestonin para Shtëpisë së Kulturës në Veri.

Njësitë speciale me autoblindat e tyre të cilat kanë qenë të stacionuara nëpër pika të ndryshme në jug të Mitrovicës, sapo janë nisur në veri, bëjnë të ditur burimet.

Ndryshe, në veri të Mitrovicës ndodhen Marko Gjuriq dhe Nikolla Selakoviq, të cilët nuk kanë leje për vizitë në Kosovë.

Ata kanë ardhur në Kosovë për të mbajtur një debat për dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, por nuk kanë marrë leje nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat