Arrestimi i Gjuriqit - Vuçiq e thërret në telefon Putinin

Aktuale

Arrestimi i Gjuriqit - Vuçiq e thërret në telefon Putinin

Më: 26 mars 2018 Në ora: 18:49
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Pas arrestimit në Mitrovicë të drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën e Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin, nga i cili pret përkrahje për zgjidhjen e situatës kritike.

Përveç kësaj, Vuçiq e ka thirrur urgjentisht për sonte në orën 19:30 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbledhje të cilën fillimisht e pat thirrur për nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat