Për çfarë iu tërhoq vërejtja Gjuriqit pasi u arrestua në Kosovë

Aktuale

Për çfarë iu tërhoq vërejtja Gjuriqit pasi u arrestua në Kosovë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 19:47
Marko Gjuriq

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se sot policia e Kosovës, pas arrestimit të Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës, ka vepruar sipas ligjit të shtetit.

Ky është shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës.

Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që t’i respekton ligjet e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat