Sveçla: Shpresojmë që ky aksion policor, të mos jetë pa politikë strategjike shtetërore

Aktuale

Sveçla: Shpresojmë që ky aksion policor, të mos jetë pa politikë strategjike shtetërore

Më: 26 mars 2018 Në ora: 19:48
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar profesionalizimin e policisë së Kosovës, pas arrestimit të Marko Gjuriq.

Sveçla përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se shpreson që ky aksion të mos jetë pa një politikë strategjike shtetërore, pasi aksionet pa strategji prodhojnë spektakël të rrezikshëm një ditor.

“Ne e përgëzojmë profesionalizmin e policisë së Kosovës, dhe shpresojmë që ky aksion të mos jetë pa një politikë strategjike shtetërore. Sepse aksionet pa strategji prodhojnë spektakël të rrezikshëm njëditor, siç ndodhi më 25 korrik 2011, kur Thaçi urdhëroi forcat speciale të shkonin në veri, dhe kjo më pas solli përkeqësim të gjendjes atje”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shtuar se shtetësia e Kosovës nuk dëshmohet përmes spektaklit policor me darkat e Thaçit dhe Vuçiqit, por përmes vazhdueshmërisë së punës së përditshme të institucioneve në të gjithë territorin e Kosovës.

“Shtetësia e Kosovës nuk dëshmohet përmes spektaklit policor në koordinim me darkat e Thaçit dhe Vuçiqit, por përmes vazhdueshmërisë së punës së përditshme të institucioneve në të gjithë territorin e Kosovës. Një qeveri që nuk arrin të kontrollojë përditë territorin e saj, dhe që toleron e flirton me strukturat kriminale në përditësi, nuk e lan dot fytyrën e saj me aksione spektakolare njëditore.

Të shpresojmë që ky media spektakël nuk përkthehet në megatragjedi për Kosovën”, ka shkruar tutje, deputeti i Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat