Vuçiq: Nuk kërkojmë leje nga Prishtina për vizitat

Aktuale

Vuçiq: Nuk kërkojmë leje nga Prishtina për vizitat

Më: 26 mars 2018 Në ora: 23:51
Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij pas arrestimit të Marko Gjuriqit dhe pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, tha se sips marrëveshjes së Brukselit zyrtarët serbë nuk kërkojnë leje nga Prishtina për vizitat.

“Marrëveshja është që ne nuk kërkojmë asnjë leje nga autoritetet e Prishtinës, por vetëm i njoftojmë ata për vizitën, tha Vuçiq.

Ai më tutje deklaroi se varësisht nga rangu i zyrtarëve vizita paralajmërohet më herët.

Tregoi se nëse ai do ta vizitonte Kosovën, duhet të njoftonte autoritetet 72 orë më parë.

Por, sipas tij, pasi Gjuriq ka rang më të ulët të zyrtarit, njoftimi për vizitën e tij mjafton të bëhet 24 orë para vizitës.

Megjithatë, Vuçiq tha se Gjuriq ka lajmëruar autoritetet 72 orë më herët, ndërsa deklaroi se vizita nuk është lejuar me arsyetimin se për të nuk është lajmëruar me kohë.

Vuçiq u kërkoi falje disa gazetarëve që thanë se janë lënduar gjatë aksionit, duke u thënë na falni që u rrahët në territorin e Serbisë që nuk e kontrollojmë. Ai pati porosi edhe për serbët e Kosovës. U tha atyre që të jenë të qetë, ngase sipas Vuçiqit, terroristët shqiptarë nuk do të mund t’u bëjnë asgjë as me urdhërdhënësit e tyre nga perëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat