Gashi hedh dyshime për lirimin e vëllait të Thaçit nga serbët, vetëm pas dy javëve që ishte zënë me një arsenal armësh

Aktuale

Gashi hedh dyshime për lirimin e vëllait të Thaçit nga serbët, vetëm pas dy javëve që ishte zënë me një arsenal armësh

Nga: A.S Më: 27 mars 2018 Në ora: 07:50
Hashim Thaçi

Përderisa opinioni publik në Kosovë është fokusuar në arrestimin e Marko Gjuriqit nga ana e Policisë së Kosovë, i cili hyri ilegalisht në Mitrovicën Veriore, publicisti Shkelzen Gashi ka ngritur një pyetje për një problem të kësaj natyre që kishte ndodhur në vitin 1997.

Përmes një postimin në Facebook, Gashi e konsideron të pakuptimtë lirimin e vëllait të Hashim Thaçit nga ana e forcave serbe në vitin 1997,  vetëm pas dy javëve që ishte zënë me një arsenal armësh.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

m'është bë pikë n'zemër, qe sa po du me ju pyetë, po hajt sot-hajt nesër: si u bë që, pasi u arrestua nga forcat sërbe me gjithë atë armatim në vitin 1997, gani thaçi, vëllai i presidentit, u lirua vetëm pas dy javësh?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat