Arrestimi i Gjuriqit, kjo është arsyeja pse nuk reagoi kryeministri Haradinaj

Aktuale

Arrestimi i Gjuriqit, kjo është arsyeja pse nuk reagoi kryeministri Haradinaj

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:33
Ramush Haradinaj

Reagime të shumta pati dje pasdite, kur në veri të Mitrovicës nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, u arrestua Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Reagoi presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ministrat, deputetët, partitë politike qytetarët e jo vetëm, por nuk u dëgjua zë edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Varësisht nga rrethanat, varësisht nga nevoja dhe nga shumë aspekte që ndërlidhën me fushën e veprimit të kryeministrit ndonjëherë edhe nuk reagojmë, nuk ka pasur nevojë”, ka thënë, Avni Arifi nga Zyra e Kryeministrit.

Arifi nuk e konsideroi të domosdoshëm reagimin e Haradinajt, pasi ka pasur reagime nga mekanizmat përkatës për këtë çështje.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat