Zvarritja e Gjuriqit ishte skenar ekskluziv i Hashim Thaçit

Aktuale

Zvarritja e Gjuriqit ishte skenar ekskluziv i Hashim Thaçit

Më: 27 mars 2018 Në ora: 11:48
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi ka ushtruar dje funksionin e “Komandantit Suprem”, veçse jo me ushtri por me disa njësi policore. Burime thonë se Presidenti ka urdhëruar policinë që ta tërheqin zvarrë Marko Gjuriqin në qendër të Prishtinës. A është kjo pjesë e një skenari më të madh - të nisur nga Rama dhe Vuqiq dhe i miratuar nga Thaçi - për shkëmbin territoresh mes Kosovës dhe Serbisë?

“Dhoma e Situatave” dje është zhvendosur në Presidencë, ku Hashim Thaçi i ka marrë krejt përgjegjësitë e aksionit për arrestimin e Shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Burime Express thonë se Thaçi ka mbledhur në zyrën e tij Zëvendëskryeministrin Behgjet Pacollin, Ministrin e Brendshëm Flamur Sefa dhe Drejtorin e Policisë. Ai aty ka dhënë instruksione se si të veprohet në Veri, ku edhe u dërguan forcat elite të policisë.

Një zyrtar i pranishëm në takim ka treguar në kushte anonimiteti për dy orët dramatike – nga momenti i hyrjes së Gjuriqit në Kosovë e deri te sjellja e tij në Komandën e Policisë.

Sipas këtij burimi, Thaçi ka pasur një telefonatë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuqiq, me të cilin kohët e fundit ka krijuar një realacion interesant.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat