Haxhi Avdyli tregon se a do ta përkrah LDK Haradinajn pas largimit të Listës serbe

Aktuale

Haxhi Avdyli tregon se a do ta përkrah LDK Haradinajn pas largimit të Listës serbe

Nga: A.J Më: 27 mars 2018 Në ora: 15:04
Haxhi Abdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas largimit të Listës serbe nga Qeveria. Ai ka thënë, se Haradinaj nuk duhet ta përkthejë në përkrahje të Qeverisë, përkrahjen e LDK-së ndaj aksionit të djeshëm në veri

Postimi në facebook:

Më përpara bashkohet Koreja e jugut me t? veriut se me ardhë-DORËHEQJA. Tani edhe me 50 deputetë po dashka me qeverisë. Përkrahja për intervenimin e ROSU dhe arrestimit e Gjuriqit po e përkthejka me përkrahjen tonë për qeverisjen e tij. Liderë të paparë kishte pas Kosova, kaq të dashuruar për karrike. Humbja e shumicës vetëkuptohet që s’mund të qeverisësh edhe nëse stë rrëzon askush. Vetë rrezohesh. Veq ndoshta edhe ka qenë ndonjëri nga ata djemtë e ROSU me maska .Kurrë si dihet. E atëherë duhet me përkrah.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat