LB: Qeveri uniteti për të mirën e Kosovës

Aktuale

LB: Qeveri uniteti për të mirën e Kosovës

Më: 27 mars 2018 Në ora: 15:35
Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim përmes një deklarate për media konsideron se pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, po përgatitet terreni për të aplikuar marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave serbe.

“Ky projekt politik që e ka bazën te marrëveshja e prillit të vitit 2013 dhe ajo e gushtit 2015, nëse do të implementohej do ta shtojë jo-funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe kombinimi i asociacionit të komunave serbe me privilegjet bllokuese që i parasheh kushtetuta e vendit, e bëjnë projektin asociacionit shumë të dëmshëm për Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Lëvizja për Bashkim i bën thirrje presidentit të vendit të thërras partitë politike dhe në bashkëpunim me to të shkohet drejt krijimi të një qeverie të unitetit, e cila nuk do të ishte peng i Listës Serbe.

“Mandati i kësaj qeverie do të ishte i kufizuar, por do të duhej që të çonte përpara disa prej problemeve kryesore që e mundojnë vendin siç janë bisedimet me Serbinë, krijimin e ushtrisë së Kosovës dhe një reformë zgjedhore. Sa nuk është bërë vonë, detyrë mbi detyrat e kësaj qeverie do të ishte të ndërronte kornizën politike të bisedimeve të deritanishme me Serbinë. Kjo qeveri do të duhej të ndërtonte një platformë të bisedimeve, e cila për bazë do të kishte parimin e reciprocitetit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në bazë të këtij parimi do të duhej që të gjendeshin të njëjtat zgjidhje për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën me Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin-Potokun”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja për Bashkim konsideron se sa vazhdimi i logjikës së tanishme të bisedimeve rrezikon vendin të mbetet edhe një kohë të gjatë peng i problemeve të pazgjidhura me Serbinë dhe serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat