Ky është zyrtari i lartë i AKPM-së i arrestuar sot në Prishtinë

Aktuale

Ky është zyrtari i lartë i AKPM-së i arrestuar sot në Prishtinë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 16:18
Mendim Sojeva

Drejoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka arrestuar sot drejtorin që ushtronte pozitën e shefit të divizionit të financave dhe buxhet në AKPM.

Media merr vesh se bëhet fjalë për Mendim Sojevën.

Personi në fjalë dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për udhëtimet jashtë vendit. I dyshuari këto keqpërdorime i ka bërë gjatë vitit 2017 ndërsa dyshohet të jenë keqpërdorur 130 mijë euro.

Personi i dyshuar është dërguar me aktvendim të prokurorit në ndalim prej 48 orësh.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat