Takohen Thaçi dhe Haradinaj, ja për çka biseduan

Aktuale

Takohen Thaçi dhe Haradinaj, ja për çka biseduan

Nga: G.B Më: 28 mars 2018 Në ora: 17:47
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një komunikate për media, presidenca ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për shumë çështje politike dhe zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Presidenti dhe kryeministri, po ashtu, kanë folur edhe për përshpejtimin e procesit për liberalizmin e vizave. Ishte konstatim i përbashkët se Kosova do t’i respektojë obligimet që ka marrë në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, thuhet në komunikatë, përcjell Bota sot.

Në takim është biseduar edhe për themelimin e Asociacionit.

“Gjithashtu, në këtë takim është biseduar edhe për funksionalizimin e Ekipit Menxhues për themelimin e Asociacionit në një të ardhme të afërt, gjithmonë sipas parimeve të Brukselit, Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, vazhdon më tej komunikata.

Në takim është thënë se kërcënimet nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë.

“Tonet kërcënuese nga Serbia nuk do të kenë asnjë efekt në Kosovë. Institucionet e Kosovës vlerësojnë se dialogu dhe jo ultimatumet është rruga për të ecur përpara për ndërtimin e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, është thënë në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat