“Serbët të poshtëruar nga aksioni i Policisë së Kosovës”

Aktuale

“Serbët të poshtëruar nga aksioni i Policisë së Kosovës”

DIANA BUNJAKU Nga DIANA BUNJAKU Më 28 mars 2018 Në ora: 18:38

Pas arrestimit të ministrit serb Marko Gjuriq nga ROSU, i cili i ditë më parë hyri ilegalisht në Kosovë, serbët e inatosur i kanë dhënë një ultimatum Institucioneve të Kosovës, duke iu thënë se me datën 20 prill, do ta formojnë asociacionin me komuna serbe. I gjithë ky reagim vjen pas spekulimeve të Gjuriqit ku pas arritjes së tij në Beograd, ai kishte thënë se Policia e Kosovës e kishte ‘maltretuar atë’.

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në fjalimin e tij, mes tjerash ka ofenduar Policinë Speciale të Kosovës, që mori pjesë në arrestimin e Marko Gjuriq, duke i quajtur  ata “ningja-kornjaça”.

Duke folur rreth kësaj çështje, Lirim Zorra ligjërues në Kolegjin  e ISPE ka thënë për “ Bota sot” se kjo është një lojë se cila palë mund të marrë më shumë elemente mediale fillimisht dhe po ashtu të kërcënojnë njëra-tjetrën me arrestime ose krijime të asociacioneve të jashtëligjshme.

Sipas tij, kjo situatë padyshim lidhet  me paralajmërimin e presidentit serb se nga fundi i prillit do të dalë me një propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe po ashtu nga takimi sekret midis Thaçit dhe Vuçiçit.

Image
Lirim Zorra

“Muajt në vazhdim janë të rëndësishëm sepse Serbia po dëshiron sa më shpejtë që të hyjë në negociata finale me BE-në dhe kapitulli 35 është sfida kryesore e tyre. Andaj duhet gjendur disa zgjidhje të cilat në opinionin publikë të shihen si fitore të të dyja palëve dhe të mos ndihet dikush si humbës i madh apo fitues i madh. Ndërsa sa i përket deklaratave ndaj të tyre në drejtim të Policisë së Kosovës, këto mund të them se më shumë janë për konsum tek serbët të cilët u ndien të poshtëruar nga aksioni i Policisë së Kosovës dhe tani duhet akuzuar kjo njësi dhe të shantazhohen individ të caktuar të kësaj njësie”, ka thënë ligjëruesi Zorra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat