Kryeministri e pranon se takohet rregullisht me kriminelin në veri – “e respektoj, ka ndikim”

Aktuale

Kryeministri e pranon se takohet rregullisht me kriminelin në veri – “e respektoj, ka ndikim”

Më: 28 mars 2018 Në ora: 22:19
Ramush Haradinaj

Ishte menduar se kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me njërin prej kriminelëve kryesorë të veriut të Kosovës, Milan Radojiçiq, vetëm në verën e vitit të kaluar kur po bënte përpjekjet për të themeluar Qeverinë si kandidat për kryeministër.

Por kryeministri i vendit e ka pranuar se takohet me Milan Radojiçiq në baza të rregullta. Duke folur në “Rubikon”, Haradinaj e pranoi se takohet me Radojiçiq për shkak të ndikimit të tij në veri.

“Autoriteti i tina, është vetëm autoriteti i tina. Më duhet veriu, më nevojitet gjithkush që është atje, që të integrohet veriu”, ka thënë Haradinaj.

Insajderi kishte raportuar për profilin e njëri prej kriminelëve kryesor të veriut të Kosovës, Milan Radojiçiq – babanë e gruas se Zvonko Veselinoviqit, i hetuar një kohë të gjatë në Kosovë dhe i dënuar në Serbi. Pas burgosjes së Veselinoviqit në Serbi, kontrollin në veri të Kosovës e ka marrë Radioçiq. Radojiçiq ka qenë i dënuar për vjedhje më gjashtë muaj burgim. Ndërkohë, ishte arrestuar për kërcënim me vdekje të policëve të Kosovës.

Haradinaj tha se e takon në dy vende këtë kriminel.

“Herë në Veri, herë vjen në Prishtinë. Spo hi në detaje por kam komunikuar edhe në të kaluarën. E kam takuar. Por arsyet janë autoriteti i tij dhe e respektoj për këtë”, ka thënë Haradinaj.

E kur është pyetur për të kaluarën kriminale të Radioçiq, Haradinaj nuk e ka komentuar.

“Se di, pyet prokurorinë çka din e s’dinë”, ka thënë kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat