Haradinaj: Formimi i njëanshëm i Asociacionit nuk jep efekte ligjore

Aktuale

Haradinaj: Formimi i njëanshëm i Asociacionit nuk jep efekte ligjore

Më: 28 mars 2018 Në ora: 22:48
Ramush Haradinaj

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të formohet njëanshëm, kjo ngase nuk do të jetë legjitim. Këtë për Rubikon e tha kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ai i vlerësoi deklaratat e Listës Serbe si të ngutshme dhe të gabuara.

“Nuk ekziston formula që ta formojnë vetë, është vetëm një legjislativ - Kuvendi i Kosovës. Fatkeqësisht është një qasje e gabuar. Nuk jep efekte ligjore dhe si i tillë është i pavlefshëm”, ka thënë Haradinaj. “Ajo që është e mençur nga serbët e Kosovës është ta marrin këtë energji pozitive që ekziston te ne, për t’i integruar dhe të ndjehen si në shtëpinë e vet. S’mendoj që duhet të shkojmë aq larg”.

Haradinaj theksoi se Lista Serbe po gabohet kur po jep ultimatume sepse kjo nuk është zgjidhja e normalizimit të raporteve.

Kujtojmë se përfaqësues të komunave serbe sot u mblodhën në veri të Mitrovicës ku prezantuan logon e Asociacionit. Ata deklaruan se nëse formimin e bashkësisë së komunave nuk e bën Qeveria e Kosovës deri më 20 prill, atë e bëjnë njëanshëm serbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat