Haradinaj e godet Edi Ramën: Sali Berisha punoi më shumë se ti

Aktuale

Haradinaj e godet Edi Ramën: Sali Berisha punoi më shumë se ti

Më: 28 mars 2018 Në ora: 23:08
Ramush Haradinaj

Haradinaj thotë se Edi Rama e ka tepruar me këto taksa, e me këtë rrugë – Sali Berisha kishte punuar më shumë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përfshirë në debatin për taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë, për qarkullimin e automjeteve në autostradën Kosovë-Shqipëri.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës, gjatë një paraqitjeje në “Rubikon”, ka goditur homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke thënë se e ka tepruar me taksën rrugore.

Haradinaj e ka këshilluar Ramën që ta përfundojë Rrugën e Kombit, duke thënë se kjo autostradë është në gjendje të tmerrshme.

Kryeministri kosovar ka vlerësuar se paraardhësi i Ramës në postin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, kishte punuar më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat