Jevtiq kërkon përgjegjësi nga Qeveria për rastin Gjuriq, ja si përgjigjet Haradinaj

Aktuale

Jevtiq kërkon përgjegjësi nga Qeveria për rastin Gjuriq, ja si përgjigjet Haradinaj

Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:34
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) -Zëvendëskryeministri nga Lista Serbe Dalibor Jevtiq, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka kërkuar nga kabineti qeveritar shpjegime për rastin e arrestimit të ashtuquajturit shefi i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.

Duke iu referuar arrestimit të zyrtarit serb, Jevtiq tha se aktet e tilla e dëmtojnë procesin e bashkëpunimit dhe sipas tij shkaktojnë frikë në popullatën serbe dhe ka kërkuar përgjigje, pse është përdorur dhunë nga policia.

Jevtiq: Më së paku që kemi pritur, ka qenë dhuna

“Ne të hënën më 26 mars,  kemi pasur takim ku kemi biseduar për paqe, ku morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e serbëve. Në takim nuk ishin kriminelët, as narkodilerët dhe askush që ka problem me ligjin. Dikush tash se vendimi i Qeverisë, anëtar i së cilës jam unë, që t’i ndalohet hyrja Gjuriqit. Kjo nuk është e vërtetë. Sepse nuk është marrë vendim. Kërkoj përgjigje në pyetje pse është përdorur dhunë në njerëz të cilët kanë ngritur duart,  kur kanë hyrë policia? A ka ekzistuar mënyra që të bëhet në formë tjetër?  Do të doja të ishte këtu sot Rikallo dhe a keni pyetur se çfarë dhe pse i ka ndodhur Rikallos, i cili ende ndodhet në spital. 32 njerëz janë lënduar atë ditë. Ata nuk kanë qenë të armatosur. Kanë pasur vetëm fleta dhe lapsa. Me lotsjellësin. Kur ka qenë gazi në Kuvend ju kemi mbështetur në procese të rëndësishme, mos e harroni këtë. Kurdo që ka qenë nevoja për stabilitet,  kemi qenë këtu dhe të njëjtit deputet disa herë kur kemi pasur protesta në rrugët e Prishtinës, janë sulmuar dhe tash ata kanë përjetuar sulmin nga policia. Të njëjtit deputet të hënën policia e Kosovës,  i ka rrahur pa asnjë arsye të vetme. Zoti Pacolli dua t’ju pyes, pasi ishim në komunikim, cili është dallimi i asaj që keni thënë në atë komunikim dhe asaj që keni shkruar në Twitter. Më së paku çfarë kemi pritur, ka qenë dhuna”, tha ai.

Sipas tij, zhvillime e fundit në Mitrovicën e Veriut kanë qenë të panevojshme dhe se atij do t’i vinte turp në rast se ndonjë shqiptar do të trajtohej në Beograd, ashtu siç u trajtua Gjuriqi në Kosovë.

Jevtiq: Do të më vinte turp që ndonjë shqiptar në Beograd të trajtohet si Gjuriqi në Kosovë

“Dëshiroj të besoj që ndani mendimin me mua,  se ajo që ndodhi të hënën ishte e panevojshme. Jemi për dialog. E vetmja formë për zgjidhje problemesh është të bisedojmë. Por duhet të jetë i hapur dhe sinqertë dhe të mos përfundojë vetëm në fjalë, por edhe në vepër. Do të më vinte marre nëse Arifi ose ndonjë shqiptar tjetër,  do të trajtohej në Beograd sikurse Gjuriqi në Prishtinë, do të më vinte turp personalisht, dhe atë nuk do t’ia dëshiroja askush, sepse nuk bëhet fjalë për nacionalitet. por për njerëz. Njerëzit nuk trajtohen ashtu. Nëse jeni të hapur dhe dëshironi që në të ardhmen dhe të punojmë në paqe e qetësi, e pakta që duhet të bëni është që të hapen hetime për atë se kush është përgjegjës për atë çfarë ndodhi. Asgjë s’ka qenë e fshehur. Ekzistojnë xhirimet dhe është e lehtë të vihet përgjegjësia. Nuk e di a është e vërtetë Pal Lekaj që keni thënë se do të na arr estoni nëse bëjmë diçka. Nuk do të bëjmë asgjë që s’është e nënshkruar dhe e obligueshme. Mendoj se kjo nuk është në rregull. Po jepet një mesazh i gabuar. Nuk është në rregull që dikush të kërcënohet. Asociacioni duhet të formohet dhe në atë formë që është marrë vesh”, tha ai.

E kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se Qeveria dhe institucionet e vendit,  do t’i trajtojnë me seriozitetin më të madh shqetësimet e ngritura.

Haradinaj: Ne duhet të shohim përpara

“Megjithatë  unë  iu bëj thirrje ju Dalibor dhe kolegëve të Qeverisë dhe z. Todosijeviq dhe z. Rikallo  që  vërtet ne të shohim përpara. Një fat e kemi me jetuar bashkë, me qenë bashkë në këto troje në Kosovë, e Ballkan. Ashtu siç dëshirojmë të jetojmë  me të gjitha vendet fqinjë. Ju faleminderit për ardhjen tuaj sot dhe për paraqitjen  e këtyre pikëpamjeve. Do t’i  marrim me seriozitet  si Qeveri dhe do t’i trajtojmë me seriozitet,  të gjitha ato që i thatë. S’ka asnjë arsye që të punojmë fshehtas. Dëshirojmë të jemi të hapur në tavolinë. Të gjitha këto që i thatë, jam i hapur për një dialog të vazhdueshëm. Shpresoj që e hëna nuk do të keqpërdoret nga askush,  për t’i kthyer proceset prapa të rendit, ligjit e qetësisë dhe në veri dhe në krejt Kosovën. Është në interes të gjithë qytetarëve të vendit dhe gjithë neve”, tha ai.

Jevtiq shkon në mbledhjen e Qeverisë, ja çfarë kërkon nga Haradinaj për arrestimin e Gjuriqit

Në mbledhjen e Qeverisë që po kryesohet nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marr pjesë edhe zëvendëskryeministri nga Lista Serbe Dalibor Jevtiq.

Ai ka kërkuar nga kabineti qeveritar shpjegime për rastin që ka ndodhur të hënën me arrestimin e shefit të zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.

Jevtiq tha se aktet e tilla e dëmtojnë procesin e bashkëpunimit dhe sipas tij shkaktojnë frikë në popullatën serbe.

Ai madje tha se nuk ka qenë vendim për ndalimin e Gjuriqit dhe ka kërkuar përgjigje pse është përdorur dhunë nga Policia.

“Ky nuk ka qenë vendim i Qeverisë sepse nuk është marr vendim Kërkoj përgjigje në pyetje pse është përdorur dhunë në njerëz të cilët kanë ngritur duart kur kanë hyrë Policia? A ka ekzistuar mënyrë që të bëhet në formë tjetër? Do të doja të ishte këtu sot Rikallon,  a keni pyetur se çfarë dhe pse i ka ndodhur Rikallos ajo? 32 njerëz janë lënduar atë ditë. Ata nuk kanë qenë të armatosur. Kanë pasur vetëm fleta dhe kimikë. Me lotsjellësin...kur ka qenë Gazi në Kuvend ju kemi mbështetur që është i rrezikshëm. Policia e Kosovës ka gjuajtur pa asnjë arsye”, tha Jevtiq.

Ai tha se e vetmja formë për zgjidhje problemesh është të bisedohet por duhet të jetë i hapur dhe sinqertë.

“Do të më vinte marre nëse Arifi do të trajtohej në Beograd aikurse Gjuriqi në Prishtinë dhe atë nuk do t ia dëshiroja askush sepse nuk bëhet fjalë për nacionalitet por për njerëz. Njerëzit nuk trajtohen ashtu. Nëse jeni të hapur dhe dëshironi që në të ardhmen të punojmë në paqe e qetësi e pakta që duhet të bëni është që të hapen hetime për atë se kush është përgjegjës për atë çfarë ndodhi”, tha Jevtiq.

Pas fjalës së Jevtiqit kryeministri Haradinaj tha se ngjarja e të hënës është një sekuencë duke i  siguruar se nuk ka qenë e  drejtuar kundër qytetarëve dhe ministrave.

Haradinaj tha se Policia nuk e kanë njohur dhe se nuk beson se kanë qenë të drejtuara kundër tij.

Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe i ka premtuar se do ta marrin me seriozitet ato që i tha Jevtiq.

Haradinaj beson se e hëna  nuk do të keqpërdoret nga askush për t’i kthyer proceset prapa.

“Kosova është e vendosur me vazhdu dialogun me Serbinë dhe jemi të interesuar që çështjet e mbetura të hapura të zgjidhen”, tha Haradinaj.

Në këtë debat është inkuadruar edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj i cili tha se  ky vend ka një sistem kushtetues dhe rend juridik që duhet të respektohet.

“Kemi marrëveshje nga Brukseli që rregullon vizitat. As ne s’mund te shkojmë në Serbi pa e ekzekutu  këtë marrëveshje as ndonjë zyrtar i shtetit serb pa qene në përputhje me procedurat. Gjuriq nuk e ka respektuar asnjë procedurë të vetme. Vitin e kaluar ka hyre 5 a 6 herë në mënyrë ilegale. Veprimi nuk është kundër komunitetit serb as kundër askujt por që të respektohet rendi kushtetues”, tha Hoxhaj.

Ai kërkoi që Lista Serbe të mos mbetet instrument i politikes së Beogradit dhe mos të mbetet viktimë e Gjuriqit.

Jevtiq shkon në mbledhjen e Qeverisë- A do ta bëjë edhe zyrtarisht largimin e Listës nga koalicioni?

Zëvendëskryeministri dhe ministri për kthim dhe komunitete Dalibor Jevtiq është parë duke shkuar në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Aty, pritet që ky ministër, të bëjë edhe zyrtarisht me shkresë largimin e tyre nga koalicioni qeverisës, nëse për një gjë të tillë nuk kanë ndërruar mendje.

Listas Serbe deklaroi ditë më parë se largohen nga Qeveria, pas arrestimit që iu bë të hënë zyrtarit të tyre serb Marko Gjuriq.

Ky i fundit u arrestua nga Policia e Kosovës pasi nuk i respektoi institucionet e Kosovës duke hyrë ilegalisht në veri të Mitrovicës, ani pse për një gjë të tillë nuk kishte leje.

Mbledhja e Qeverisë (Drejtpërdrejt)

Sot po mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës të cilwn do ta kryesojë kryeministri i Kosovws Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat