Peci: Deportimi i gylenistëve do të ketë pasoja! A jemi me SHBA apo me Erdoganin?

Aktuale

Peci: Deportimi i gylenistëve do të ketë pasoja! A jemi me SHBA apo me Erdoganin?

Më: 29 mars 2018 Në ora: 16:19
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka kritikuar autoritetet e Kosovës për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Ai ka përmendur që as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as Bashkimi Evropian nuk kanë depërtuar asnjë person, ndërsa me dëbimin e 6 shtetasve turq, Kosova nuk po dihet nëse është properëndimore.

Peci dyshon në orientimin e shtetit të Kosovës pas vendimit për të depërtuar 6 shtetas turq, pesë prej të cilëve janë drejtues të Kolegjit Mehmet Akif, e për të cilën presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kishte bërë thirrje të mbylleshin.

“Kah po shkon ky vendi yne? A jeni me SHBA-te dhe BE-ne, te cilet nuk e deportuan asnje person te kerkuar nga Turqia, apo jeni me Erdoganin”, ka shkruar ish-ambasadori në Facebook.

“Po a e keni lexuar Konventen e Keshillit te Evropes per te Drejtat e Njeriut qe eshte e aplikueshme edhe ne Kosove, dhe e cila ndalon deportimin e migranteve ne raste te tilla (Pika VI.a.)?. Turperim shteteror me konsekuenca serioze”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat