Kelmendi: Thaçi arrestoi Gylenistat krye në vete, mund të na arrestojë secilin prej nesh

Aktuale

Kelmendi: Thaçi arrestoi Gylenistat krye në vete, mund të na arrestojë secilin prej nesh

Nga: G.B Më: 29 mars 2018 Në ora: 18:06
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Thaçi mund të arrestojë dhe të dëbojë secilin prej nesh dhe se ai e ka bërë këtë për shtetasit turk krye në vete, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

D.m.th. paska mundësi që dikush të na arrestojë dhe të na dëbojë secilin prej nesh dhe as Kryeministri Haradinaj dhe as Kryeparlamentari Veseli të mos kenë asnjë informacion për këtë?!
Që i bie se arrestimi është bërë nga Presidenti Thaçi krye në vete, për interesa të veta?!
Që i bie Presidenti Thaçi paska mundësi të na arrestojë secilin prej nesh... krye në vete, për interesa të veta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat