Arrestimi i turqve, Haradinaj kërkon raportim nga shefi i AKI-së

Aktuale

Arrestimi i turqve, Haradinaj kërkon raportim nga shefi i AKI-së

Nga: G.B Më: 29 mars 2018 Në ora: 20:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është në dijeni për arrestimin dhe dëbimin e 6 shtetasve turk, të kolegjit ‘Mehmet Akif’.

Tani, përmes një komunikate për media, Haradinaj ka kërkuar nga drejtori i AKI-së, drejtori i Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Drejtësisë, që të raportojnë se pse u janë revokuar lejeqëndrimet turqve, pse është bërë ndalimi i tyre dhe pse janë depërtuar me urgjencë dhe në fshehtësi, përcjell Bota sot.

Komunikata e plotë e kryeministrit:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas operacionit të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ku janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq, në përputhje me përgjegjësit e tij kushtetuese dhe ligjore ka kërkuar raportim nga Drejtori i AKI –së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Drejtësisë, me kërkesën siç vijon:

“Kërkoj nga ju, që në përputhje me përgjegjësitë tuaja Kushtetuese dhe Ligjore, raportim të plotë dhe të saktë lidhur me rastin e ndalimit dhe deportimit të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova. Pse u revokuan lejeqëndrimet e tyre? Pse u bë ndalimi i tyre? Pse janë deportuar me urgjencë dhe në fshehtësi?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat