Familjarët e të arrestuarve: Që nga arrestimi, nuk kemi pasur kontakt me ta

Aktuale

Familjarët e të arrestuarve: Që nga arrestimi, nuk kemi pasur kontakt me ta

Më: 29 mars 2018 Në ora: 21:26
Të arrestuarit turq

Familjarët e gjashtë shtetasve turq, të arrestuar sot në Kosovë, për t’u dëbuar në Turqi – ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si njerëz të Fethullah Gylenit – kanë thënë se nuk kanë kontaktuar me ta që prej arrestimit të tyre.

Ata kanë thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në T7, se familjarët e tyre u nxorën nga mësimi, për t’u arrestuar.

Kanë bërë të ditur se kanë dëgjuar informata të ndryshme rreth familjarëve të tyre, që i kanë siguruar nëpërmjet mediave.

“Sipas disa informatave, ata ndodhen në aeroport. Sipas disa të tjerave, ndodhen në ambasadën turke”, kanë thënë familjarët e të arrestuarve.

Ata kanë thënë se zyrtarisht nuk kanë ndonjë informatë të vetme rreth familjarëve të tyre të arrestuar sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat