“Ia morën fytyrën Kosovës këta pushtetarë të padijshëm, largojini!”

Aktuale

“Ia morën fytyrën Kosovës këta pushtetarë të padijshëm, largojini!”

Nga: A.ZH Më: 30 mars 2018 Në ora: 00:27
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Profesor doktor Binak Maxharraj, ka reaguar ashpër pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Maxharraj, përmes një opinioni të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka thënë se pushtetarët ia morën fytyrën shtetit të Kosovës.

Ai ka kritikuar edhe qytetarët, të cilët përmes votës së tyre, po e dërgojnë Kosovën drejt humnerës.

Më poshtë opinioni i plotë i Maxharrajt:

Image
Binak Maxharraj

Qytetarë të Republikës së Kosovës.

Largojini shkatërruesit e shtetit

A jeni tu e pa së kujt ia keni dhënë votën,jo një herë, por shumë herë.Këta pushtetarë janë duke iu vjedhë, duke e keqëpërdorë shtetin.Të gjithë nga hajnia janë bërë milionerë, kurse ju veç këqyrni qysh me ikë nga ky shtet nga varfëria. Dhe për këtë hiq nuk kanë dert, as palla nuk ua ndien.Nga kënaqësia për pushtet ata po e shkatërrojnë këtë shtet të cilin mallë e patëm ta kemi.

Në këtë shtet, apo gjysmë shtet është hallakamë e madhe, askush nga pushtetarët nuk din dhe nuk ka dijeni së çka po ndodhë në shtet, secili vepron në krye n'vete, secili don me qenë më buxh se tjetri, secili merr aso vendime që ia marrin fytyrën shtetit tonë në botë.

Se sa të vetëdijshëm janë për punën e tyre që e bëjnë, ndodhi sot me arrestimin më brutal të mundshëm të shtetasve turq, të cilët nuk u arrestuan, por u kidnapuan në mënyrën shumë bizare kundër të gjitha rregullave ndërkombëtare dhe vendore, i kindapuan ata që nuk guxonin dhe nuk kishin asnjë autorizim që ta bënin këtë, bile as më keq duke mos i njoftuar krerët e shtetit (nëse këta e flasin të vërtetën çfarë nuk besoj). Por nëse është e vërtetë, si është e mundur që të arrestohen dhe kindapohen, deportohen njerëzit duke i çuar drejtë në gojë të ujkut, duke mos respektuar asnjë procedurë.

Në fund se çka punojnë këta pushetarë kur në shtetin e tyre ndodhin paturpësi të tilla që ia marrin fytyrën shtetit ndaj të cilit i ka sytë e gjitha bota se çka po ndodh në Kosovë dhe pastaj dalin me deklatara false të turpshme se gjoja nuk e kemi ditur, se gjoja nuk na kanë njoftuar, po si mund të funksionojë një shtet, kur vartësit e tyre nuk i njoftojnë se çka po ndodhë në shtetin e tyre. Kjo ndodhë kur shtetin e drejtojnë njerëz të padijshëm, të pa edukatë. Këta njerëz duhet sa më pare dhe sa ma shpejtë të shporrën nga pushteti sa ende nuk është bërë vonë.

E ju qytetarë, nëse doni ta shkatërroni edhe me tej këtë shtet, edhe ashtu të brishtë, votojini prapë këta njerëz, të cilët do të çojnë në humnerë pa kthim shtetin tonë, sepse shumë gjak u derdh për ta pas lirinë dhe ju do të silleni si rrugaç rrugëve të Evropës e më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat