Projektligji për Prokuroritë dhe ai për Parandalimin e Konfliktit të Interesi pa kosto shtesë financiare

Aktuale

Projektligji për Prokuroritë dhe ai për Parandalimin e Konfliktit të Interesi pa kosto shtesë financiare

Më: 30 mars 2018 Në ora: 10:59
Komisioni për Buxhet

(E plotësuar) - Në Komisionin për Buxhet dhe Financa sot është shqyrtuar Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk ka kosto buxhetore dhe duhet përkrahur ky projektligj.

Abdixhiku: Këto dy ligje nuk kanë kosto shtesë financiare

“Ne kemi marrë mendimin e Ministrisë së Financave dhe i njëjti mendim, është se këto dy ligje nuk kanë kosto shtesë financiare dhe si të tilla për ne është praktikë që ti dërgojmë për shqyrtim të dytë”, ka thënë Abdixhiku.

Po ashtu edhe projektligji  nr.06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.05/L-034, dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit është përkrahur nga Komisioni për Buxhet meqë edhe ky projektligj nuk ka kosto financiare.

Këto dy projektligje parashihen të shqyrtohen në seancën e sotme të pasdites, meqë është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Komisioni për Buxhet miraton dy ligje që janë në agjendë të reformës së BE-së

Në Komisionin për Buxhet dhe Financa sot është shqyrtuar Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk ka kosto buxhetore dhe duhet përkrahur ky projektligj.

Po ashtu edhe projektligji nr.06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-225 për Prokurorin e Shtetit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.05/L-034, dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit është përkrahur nga Komisioni për Buxhet meqë edhe ky projektligj nuk ka kosto financiare. Këto dy projektligje parashihen të shqyrtohen në seancën e sotme të pasdites, meqë është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat