Haradinaj: Prej mediave mësova për deportimin e gulenistëve

Aktuale

Haradinaj: Prej mediave mësova për deportimin e gulenistëve

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:22
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar se për arrestimin e më pas dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, është informuar nga mediat dhe palët tjera të treta. 

“Prej mediave dhe palëve të treta kam msu që ka ndodhë depërtimi”, ka thënë Kryeministri nga foltorja e Kuvendit, duke sqaruar se çka ka mundur të ndodhë dje. 

Ai më pas tregoi se përse shkarkoi shefin e AKI’së dhe Ministrin e Brendshëm, pas dëbimit të përkrahësve të Gulenit.

“Në pamje të parë ky depërtim nuk ka shkelje ligjore, por ekzistojnë disa shkelje tjera. Është një gabim i madh se ky veprim i tillë, është një problem, nuk janë informuar vendimmarrësit. Në bazë të kompetencave shefi i AKI’së informon Kryeministrin apo Presidentin e vendit”, tha ai. 

“Unë kam shku menjëherë në konsultim te Presidenti i vendit, dhe kryetari i Kuvendit. Dhe pas këtyre konsultimeve, nga përgjithësia që kam jam detyru me vepru. Kam kërku lirimin nga detyra të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe shefit të AKI’së”, sqaroi kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat