Veseli: I dorëzum njerëzit dhe s’e dimë ku. Çka nëse i mbysin?

Aktuale

Veseli: I dorëzum njerëzit dhe s’e dimë ku. Çka nëse i mbysin?

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:30
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Shefi i deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se pamjet e djeshme nuk e kanë bërë të ndihet mirë askush.

Derisa ka kërkuar sqarime dhe informacione të plota rreth kësaj çështje.

Krasniqi: Kërkojmë sqarime dhe informacione të sakta për situatën e djeshme

 “Arsyeja tjetër është paqartësia në vendimmarrje në lidhje me aksionin, gjë që besoj se nuk e ka bërë të ndjehet mirë askënd kur kemi parë aq shumë udhëheqës institucional që kanë deklaruar se nuk janë të informuar dhe nuk dimë se si ka ardhur deri të ky aksion. Unë besoj se përtej deklarimeve politike dhe institucionale ne sot dhe në ditët në vijim kemi nevojë për informacione të sakta dhe një qartësim të kësaj situate. Është e tepër që edhe si përfaqësues në institucione të mbetemi peng vetëm i raportimeve mediale apo spekulimeve që janë të shumta në 24 orët e fundit. Kuvendi i Kosovës duhet të njoftohet për zhvillimet e djeshme në detaje”, tha Krasniqi.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se fatkeqësisht dje kanë parë në praktikë kolapsin në të cilin janë institucionet e vendit.

 Konjufca: Aksioni i djeshëm ka pasoja fatale për shtetin

“Si është e mundshme që të dalin tri figurat kryesore të shtetit, presidenti del e dënon, kryeministri thotë nuk kam pasur informacion edhe ju kryetar e keni dënuar aksionin e djeshëm i cili ka pasoja fatale për vendin. Si është e mundur që në shtetin tonë të ketë struktura paralele shtetërore t cilat veprojnë pa e ditur politika vendimmarrëse. Kjo është sfida që e kemi përjetuar në ditën e djeshme. Sa i përket të drejtave të njeriut, kjoë shtë një kthim i paimagjinueshëm mbrapa për shtetin e Kosovës. Sepse konventat evropiane të aplikueshme në Kosovë janë shkelur ditën e djeshme”, theksoi Konjufca.

Deputetja e partisë turke Myfera Shinik, tha se dëbimi i gjashtë turqve është bërë në mënyrë ligjore, derisa i ka quajtur terroristë. Ajo tha se, këta, siç i ka quajtur ajo, terroristë, mund ta dëmtojnë Kosovën. Derisa ka dënuar shkarkimin e ministrit Sefaj.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ai ka marrë informacione nga palët e treta se ka ndodhur deportimi i gjashtë shtetasve turq.

Haradinaj ka sqaruar se deportimi i tyre ka ndodhur mes dy organizatave, të AKI-së dhe Policisë së Kosovës, MPB-së.

Haradinaj: S’u lajmëruam fare për këtë aksion, u kry vetëm nga AKI dhe PK

“Nga informatat ka dal se ky informacion ka qenë bilateral vetëm i dy organizatave në Kosovë, dy institucioneve, AKI-së dhe i Policisë sonë, MPB-së. Inicimi i kësaj procedure është bërë nga AKI-ja, pra për revokim të lejeve të qëndrimit për shkak se personat e caktuar, të dhënave që ka AKI-ja paraqesin rrezik për Kosovën. Në bazë të këtij vlerësimi AKI ka bazë ligjore t’i kërkoj MPB-së dhe departamentit për Azil, që të ndodh deportimi i tyre dhe deportimi ishte i menjëhershëm, pra proceduralisht kjo po ndodhke. Në pamje të parë ky deportim i tillë nuk ka shkelje ligjore dhe normave që ka Kosova. Ekzistojnë disa shkelje tjera që janë shumë të rëndësishme dhe bazuar në ato që kam mundur të nxjerr mbrëmë se ky veprim i tillë, pa hyrë në atë sa janë të rrezikshëm, është një problem nuk janë informuar vendimmarrësit”, tha Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka shprehur indinjatën e thellë rreth arrestimit dhe deportimit të djeshëm të gjashtë shtetasve turq për në Turqi.

Veseli: Nuk kisha besuar se një ditë si dita e djeshme do të isha aq i turpëruar

 “Gabimi i parë institucional, se në qoftë se kanë qenë terroristë është dashur dy vjet më herët të largohen, me procedura ngadalë. Kam bërë çka ka qenë e mundshme, i kam thirrur të gjithë, e kam thirrë kryeministrin, qdo institucion. Kam qenë në gjendje të shkoj edhe në aeroport, vetëm fatkeqësia e tyre kanë lajmëruar vonë, në kohën kur ishin gatuar të gjitha. Veprimet e paprecedente. Kurrë nuk kisha besuar se një ditë si dita e djeshme do të isha aq i turpëruar, jo si institucion, si kryetar i Kuvendit, sepse i forti të shtin me u ulë nganjëherë, por nga ajo si çka po ndodh në një shtet që kam përgjegjësi. Një popull i vuajtur, krejt kemi qenë të pambrojtur. Imagjinojeni me na pas degdisë qysh kishin dasht, kush të kish dashtë. Se me së rëndi është kur je me së rëndi qysh vepron. Ne gjithë krenohemi dhe përmendim se si nuk i kemi dorëzuar çifutët gjatë luftës së dytë botërore, çka bëmë ne, i do rëzuam njerëzit që nuk e dimë ku i kemi dorëzuar, çfarë standarde, mirë është mund ta deportojmë dikë, në të gjitha format, por me dinjitet, por jo me i marrë si mi kidnapuar”, tha Veseli.

Ai ia ka bërë përgjegjës të gjithë krerët institucional, duke përfshirë presidentin, kryeministrin dhe vetën si kryetar i Kuvendit.

Veseli: Përgjegjësi kemi të gjithë, s’përfundon me shkarkimin e Sefajt dhe Gashit

“Imagjinojeni nesër të dal prej tyre i pafajshëm, ku jetë shteti i pavarur, imagjinojeni nëse i mbysin, ku jetë shteti i pavarur i Kosovës. Cili është mesazhi që dërgojmë. Dëshiroj t’iu kërkoj falje të gjithë familjarëve, s’kemi mundur të bëjmë me shumë. Përgjegjësi kemi të gjithë, unë si kryetar i Kuvendit, përgjegjësi ka kryeministri, përgjegjësi ka presidenti. E ata dy që janë shkarkuar ata me të drejt janë shkarkuar dhe duhet të ecin. Vetëm nuk është pjesa e fundit e përgjegjësisë, po flas shumë i vetëdijshëm për këtë çka po flas”, theksoi ai.

Derisa shkarkimin e ministrit Sefaj dhe shefit të AKI-së, i ka quajtur me vend, madje ka kërkuar me shumë përgjegjësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka folur për deportimin e 6 shtetasve turq nga autoritetet kosovare. Veseli tha se nuk ka ditur asgjë për atë që ndodhi dje dhe se u njoftua nga familjarët.

Veseli, tha se ishte njoftuar nga bashkëshortja e tij për aksionin e Policisë së Kosovës kundër shtetasve turq, duke thënë se edhe fëmijët e tij ndjekin mësimin në shkollën, udhëheqësit e të cilës u ekstraduan.

Veseli tha se nëse ata janë terroristë, siç ka thënë AKI, atëherë terroristë janë edhe fëmijët e politikanëve që ndjekin mësimet aty.

“S’kemi pasur bash asnjë informatë. Kam marrë vesh nga familjarët, përkatësisht nga bashkëshortja sepse fëmijët i kemi aty. Në qoftë terrorizëm, atëherë krejt i paskemi fëmijët terrorista. Ata janë mësimdhënës”, tha ai.

Veseli tha se ishte në gjendje të shkojë në aeroport për ta parandaluar deportimin e tyre, por tashmë ishte vonë.

“Kam qenë në gjendje me shku në aeroport, por tashmë ata kishin ikur jashtë. Kurrë nuk e kisha besu se do të isha turpëru si dje. Për atë se çfarë po ndodh në një shtet ku unë kam përgjegjësi”, tha Veseli.

Kryetari i Kuvendit tha se të depërtuarit mund të jenë në rrezik për jetë.

“I dorëzum njerëzit dhe nuk e dimë ku i kemi dorëzu. Unë e pranoj ekstradimin, por jo kështu. Duhet pak më me dinjitet. Imagjinoni nëse i mbysin ata, nëse janë të pafajshëm, ku është shteti i pavarur i Kosovës. I kërkoj falje familjarëve në rend të parë, s’kena mujt me ba ma shumë. Unë jam kryetar i Kuvendit, kam përgjegjësi, ka përgjegjësi kryeministri, ka përgjegjësi presidenti i Kosovës”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat