“Ramush ke pas plagë të vështira në luftë, por këto që po t’i bëjnë Thaçi, Pacolli e Lista serbe janë më të rënda”

Aktuale

“Ramush ke pas plagë të vështira në luftë, por këto që po t’i bëjnë Thaçi, Pacolli e Lista serbe janë më të rënda”

Nga: G.B Më: 30 mars 2018 Në ora: 12:10
Ramush Haradinaj

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka thënë se presidenti dhe kryetari i Kuvendit po i bëjnë gjëra të rënda kryeministrit, të cilat ai ka thënë se janë më të vështira se plagët që ka marrë në luftë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka këshilluar Haradinajn që të mos lejojë të bie në këtë gjendje dhe që vendin ta dërgojë në zgjedhje të reja.

Postimi i tij i plotë:

Ramush ke pas ditë të vështira në luftë, ke pas plagë të marra, ke pas burgosje, por këto që është duke ti bërë Thaçi dhe Pacolli e lista sërbe janë më të rënda. Pushteti shkon dhe vjen!! Por mos lejo veten me ra në këtë gjendje, qo vendin në zgjedhje të reja, se këta të sloganit të ri “Dekada e re” kanë me qua vendin në zgjedhje, por atëherë do të jetë keq për ty e keq për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat