Gjykata vendos për vrasjen e dy vëllezërve në Shaptej

Aktuale

Gjykata vendos për vrasjen e dy vëllezërve në Shaptej

Më: 30 mars 2018 Në ora: 12:16
Gjykimi për vrasjen e dyfishtë

Gjykata ka shpallur aktgjykimin për ndaj Salih e Durim Lushajt për vrasjen e dyfishtë në Shaptej.

43 vjet burg është dënimi i shqiptuar nga Gjykata Themelore  e Pejës, ndaj dy të akuzuarve, Salih e Durim Lushajt, për vrasjen e dy vëllezërve, Rexhep e Burim Ramaj, në gusht të vitit 2016 në fshatin Shaptej të Deçanit.

Durim Lushaj u dënua me 24 vjet burgim për vrasje, ndërsa dy vjet për armëmbajtje pa leje, ndërsa dënimi unik iu shqiptua në kohëzgjatje prej 25 vjetësh burgim.

Salih Lushaj, u dënuan me 17 vjet burgim për bashkëpjesëmarrje në vrasje të rëndë dhe dy vjet për armëmbajtje pa leje, kurse iu shqiptua dënimi unik prej 18 vjetëve, shkruan kallxo.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës, Durim Lushaj akuzohet për vrasjen e Rexhep Ramajt me armë zjarri. I njëjti, sipas aktakuzës, pasi kishte privuar nga jeta Rexhepin bashkë me Sali Lushajn akuzohet edhe për vrasjen e Burim Ramajt po ashtu me armë zjarri.

Që të dy akuzohen nga Prokuroria Themelore e Pejës për veprën penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat