Vulin kërcënon Thaçin: Do të zvarritesh para Ushtrisë së Serbisë

Aktuale

Vulin kërcënon Thaçin: Do të zvarritesh para Ushtrisë së Serbisë

Më: 30 mars 2018 Në ora: 12:35
Aleksander Vulin

Ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka bërë një kërcënim të hapur për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Vulin ka thënë se presidenti gjatë kohës së luftës “kishte ikur”, e tash nëse është nevoja do të “zvarritet para ushtrisë së Serbisë”.

“Sa i përket Thaçit dhe guximit të tij, ai për herë të fundit iku nga ushtria jugosllave, kurse herën tjetër do të zvarritet para ushtrisë të Serbisë, nëse është e nevojshme kuptohet”, tha Vulin.

Ky reagim erdhi pas deklaratave të Thaçit, i cili mohoi kërcënimin e Vuçiqit se ky i fundit kishte paralajmëruar dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

“Asnjë ushtarë nuk do t’i kthehej”, tha Thaçi mbrëmë.

Gjithë këto reagime kanë ardhur pas arrestimit dhe dëbimit të Gjuriqit në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat