Në Kosovë janë edhe 200 shtetas që i kërkon Turqia

Aktuale

Në Kosovë janë edhe 200 shtetas që i kërkon Turqia

Më: 30 mars 2018 Në ora: 14:11
Gylenistët e arrestuar

Fondacioni i gazetarëve dhe shkrimtarëve ka kërkuar nga të gjitha institucionet e Kosovës, misionet e huaja në Kosovë si dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut që të ndalojnë deportimin e gjashtë shtetasve turq të arrestuar dje në Kosovë.

Kjo organizatë jo qeveritare, e cila funksionon edhe brenda një këshilli të Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se nga burimet e tyre janë 200 turq që jetojnë në Kosovë dhe po kërkon nga autoritetet e Turqisë.

Tutje, në komunikatën dërguar mediave, shprehet shqetësim lidhur me atë se kjo ngjarje erdhi një muaj pas vizitës së ministrit të drejtësisë, Bilal Ucar, i cili u ankua për rolin e shkollave të Gulenit në Kosovë.

Kjo OJQ ka shprehur shqetësimet si vijon:

Numri i të ndaluarve mund të rritet gjatë ditës,

Fakti që autoritete e Kosovës nuk po bashkëpunojnë me avokatët e të arrestuarve e lë të hapur mundësinë për një anashkalim të mundur të proceseve të ligjshme në vend,

Familjarët e të arrestuarve po ashtu mund të dëbohen për në Turqi.

Po ashtu ata u kanë kujtuar autoriteteve të Kosovës se Turqia nuk është një vend i sigurt për njerëzit e lidhur me lëvizjen e Gulenit, dhe se në rast deportimi në Turqi ata i presin maltretime, dënime dhe kërcënime për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat