Shtetet e Quintit kërkojnë sqarime nga institucionet për arrestimin e turqve

Aktuale

Shtetet e Quintit kërkojnë sqarime nga institucionet për arrestimin e turqve

Më: 30 mars 2018 Në ora: 20:58
Prishtinë: Nxënës të Shkollës "Mehmet Akif" kërkojnë lirimin e mësimdhënësve turq.

Quinti kërkon sqarime nga institucionet për arrestimin e turqve

Ambasadorët e shteteve të Quintit në Kosovë (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali), u kanë shkruar sot krerëve të institucioneve të Kosovës për të shprehur shqetësimin e tyre me arrestimin e 6 shtetasve turq, të enjten.

Sipas burimeve të televizionit, ambasadorët e shteteve perëndimore kanë kërkuar sqarime për arsyet e deportimit të shtetasve turq dhe mënyrën e zhvillimit të gjithë operacionit.

Publikisht ka reaguar vetëm ambasadori amerikan, Greg Delawie që ka kërkuar transparencë për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat