Sadiku: Hashim Thaçi i bëri një favor Turqisë, mund të kërkojë strehim kur ta kërkojë Specialja

Aktuale

Sadiku: Hashim Thaçi i bëri një favor Turqisë, mund të kërkojë strehim kur ta kërkojë Specialja

Më: 30 mars 2018 Në ora: 21:03
Thaçi dhe Erdogan

Opinionisti Fatlum Sadiku beson se prapa deportimit të 6 gylenistëve turq që jetonin në Kosovë, qëndron presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Sipas tij, presidenti po e bën këtë me një arsye, ngaqë është i vetmi vend që do ta strehonte Thaçin po që se do të kërkohej për t’u arrestuar nga Gjykata Speciale.

Sadiku thotë se Turqia kishte strehuar shumë hebrenj që përndiqeshin nga ish-diktatori gjerman Adolf Hitler dhe kështu mund të bëj edhe me presidentin Thaçi, i cili përflitet si një ndër njerëzit e parë që mund të ngarkohet me aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale.

“Në rast të rrezikut prej Speciales po pandeh që njëmend ka me kërku edhe vet strehim n’Turqi. Klima për diçka të tillë u ndreq: evropianët nuk ia kanë transferu gylenistat Turqisë, na po. Tash n’rast rreziku, pse mos me u kthy e mira me të mirë? Hashimi tjetërkund s’ka derë (po n’daltë Vuçiqi ma zemërgjerë se Erdogani). Turqia ka strehu plot hebrenj t’përndkjekun prej Hitlerit, e ka pas strehu familjen e Barzanit të Irakut verior, pse jo edhe Thaçin”, ka shkruar në Facebook Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat