Familjarët: Të arrestuarit po mbahen në pjesën e vjetër të Aeroportit

Aktuale

Familjarët: Të arrestuarit po mbahen në pjesën e vjetër të Aeroportit

Më: 30 mars 2018 Në ora: 23:30
Gulenistet

Familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar dje, janë duke qëndruar te Aeroporti i Prishtinës.

Sipas familjarëve  gjashtë të arrestuarit janë duke u mbajtur në pjesën “vip” Aeroportit dhe sipas një informate që kanë marrë sot, tre nga të arrestuarit janë parë sot në Aeroportin e Prishtinës, ku u është dhënë ndihma mjekësore.

Familjarët kanë kërkuar që t’u jepen videoincizimet e të arrestuarve ku shihet deportimi i tyre, për t’u vërtetuar se ata tani më janë dërguar në Turqi. Por pasi nuk u është dëshmuar asnjë fakt, ata shpresojnë se ende janë në Kosovë.  

EULEX ka kryer një kontroll sonte në Aeroport, por familjarët thonë se është kontrolluar vetëm pjesa e re e Aeroportit të Prishtinës, kurse ata pretendojnë se familjarët e tyre po mbahen në pjesën e vjetër të Aeroportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat