Haradinaj për ministrin e AKR-së: E kam shkarkuar, ka shkuar në shtëpi se e ka humbur besimin tim

Aktuale

Haradinaj për ministrin e AKR-së: E kam shkarkuar, ka shkuar në shtëpi se e ka humbur besimin tim

Më: 31 mars 2018 Në ora: 11:37
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Hardinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka bërë të ditur se ka kërkuar hetim nga të gjithë mekanizmat lidhur me rastin e arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova ditën e enjte.

Haradinaj duke thënë se megjithatë situata e sigurisë në Kosovë u vlerësuar si e qetë, shtoi se nga kjo mbledhje doli edhe pajtimi se nuk duhet të përsëriten më situatat ku vendimmarrësit nuk konsultohen për çështje të këtij lloji.

Haradinaj: Kemi kërkuar hetim nga të gjithë mekanizmat

“Sot kemi vendosur me kërkuar hetim në të gjithë mekanizmat e përfshirë, në disa raste është hetim në disa raste të tjera është inspektim, varësisht nga përgjegjësitë e mia kushtetuese që kam. Në një shkresë të cakuar kam informuar Këshillin e Sigurisë dhe kam kërkuar nga institucionet përgjegjëse një hetim dhe një raportim me shkrim për zhvillimet rreth ndalimit, reovkimit të lejeve të qëndrimit dhe deportimit të shpejt dh të fshehtë të gjashtë shtetasve turq”,  tha Haradinaj.

Kryeministri tha se përgjegjësinë do ta kërkojnë me raportim me shkrim nga katër institucione: drejtori i AKI-së, Driton Gashi, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe nga drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni.

Sipas Haradinajt, Sefaj dhe Gashi janë shkarkuar sepse janë dy vartësit e parë të kryeministrit.

Ai tha se këta dy emra kanë humbur besimin e tij, sepse nuk e kanë informuar fare  për veprimin lidhur me aksionin ndaj shtetasve turq.

Kryeministri tha se Sefaj e dinte që nga 23 marsi për arrestimin.

Sefaj e dinte nga 23 marsi për arrestimin e turqve

 “Unë e kam takuar disa herë atë, dhe ai e ka pas shkresën për shkarkim që nga e premtja e javës përpara dhe atij si ka ndodh me më informuar mua”, tha Haradinaj duke thënë se e njëjta vlen edhe për shkarkimin e drejtorit të AKI-së.

Haradinaj e pranoi se me këtë rast janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut ndërsa shtoi se ka kërkuar që mos të ndodhin gjëra të tilla.

Haradinaj: Nuk do të lejojmë të befasohemi përsëri

 “Një aspekt tjetër që po ashtu është me rëndësi t’ua them, se kam kërkuar që më të mos befasohet më Kosova, as vendimmarrësit, që të mos ndodhë më kurrë me u përsërit një praktikë, të ndodhin veprime të tilla pa informimin, pa lejen e vendimmarrësve, në këtë rast pa lejen e qeverisë dhe ka një dakordim të tillë” , tha kryeministri.

Në pyetjen e KosovaPress se a është këshilluar me Thaçin për shkarkimin e ministrit të punëve të brendshme dhe kreut të AKI-së, Haradinaj tha se pret që  edhe presidenti të ketë këtë linjë të mendimit.

Shefi i AKI-së humbi besimin tim

 “Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet i përbashkët. Pra me dy nënshkrime, kështu më është konfirmuar, procedura e shkarkimit duhet me u pa cila është, po ai e ka humbur besimin tim, sepse ai nuk më ka besuar mua, ai nuk më ka informuar mua për këtë proces, do të thotë që nga inicimi i shkresës sime ai nuk është fuqi plotë, se ata dy që është dashur me emëru, njëri nga ta ia ka hek besimin, nuk mundet me mbet gjysmë ai. Në këtë situatë presidenti do ta japë edhe ai mendimin e vet”, tha Haradinaj duke thënë se është i bindur se edhe Thaçi do të pajtohet me këtë. 

***

Ramush Haradinaj të shtunën ka folur qartë se ka shkarkuar Flamur Sefajn dhe Driton Gashin. Për dallim prej letrës ku kishte kërkuar lirimin nga detyra, Haradinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka thënë se Shefi i AKI’së dhe Ministri i Punëve të Brendshme janë shkarkuar dhe duhet të shkojnë në shpi. Ka thënë se beson se edhe Presidenti do të pranojë shkarkimin e Shefit të AKI’së.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dhënë arsyet e tija rreth shkarkimit të ministrit të punëve të Brendshme, Flamur Sefajt si dhe shefit të AKI’së, Driton Gashi.  Haradinaj është shprehur ka humbur besimin në Sefajn si dhe Gashin.

“Këta dy kanë shku në shpi. Janë shkarkuar. Kanë humbur besimin tim se nuk më kanë njoftuar për atë çka ka ndodhur. Ai nuk më ka informuar mua për këtë proces.  Për këtë situatë presidenti do ta jap edhe ai mendimin e vet. Jam i bindur se presidenti besoj që kështu do ta përmbyllë këtë punë. Emërimi do të bëhet i përbashkët”, ka thënë Haradinaj, 

Tutje Haradinaj ka thënë se shefi i AKI’së ka bërë punë të mirë. Thotë se e ka shkarkuar vetëm për incidentin e fundit.

“Driton Gashi ka qenë drejtor i suksesshëm i AKI’së në temat që i ka përgjegjësi ligjore. Por, ai e ka humbur besimin tim në rastin konkret. Dhe, nuk mund të vazhdojë bashkëpunimin me te. AKI ka të bëjë me tema të ndjeshme”, ka thënë në fund kryeministeri Haradinaj

AKR ka kundërshtuar kërkesën e Kryeministrit derisa kanë kërkuar sqarime shtesë. Ndërsa, për shkarkimin e Shefit të AKI’së duhet edhe pajtimi i Presidentit Hashim Thaçi, i cili ende nuk ka treguar se cili është pozicioni i tij për këto largime.

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik  kombëtar për Shtetin.

Behgjet Pacolli kishte thënë se operacioni ishte udhëhequr nga Shefi i AKI’së derisa informacione s’kishin pasur as Haradinaj, Veseli e Thaçi. Megjithëkëtë, shumëkush ka drejtuar gishtin se operacionin e ka udhëhequr edhe Presidenti.

Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar.

Haradinaj kërkon hetime e inspektime për gjithçka që ka ndodhur me gylenistët e dëbuar

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar hetime e inspektime për gjithçka që ka ndodhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi. Ka thënë se ka kërkuar hetime të gjithanshme për këtë rast të depërtimit të fshehtë të turqve. Këto komente Haradinai i ka bërë në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

"Kemi vendos me kërku hetim në të gjithë mekanizmat e përfshirë, në disa raste është hetim e në disa inspektime, pra në bazë të përgjegjësive të mija.

I kam informu Këshillin e Sigurisë që të bëhet një hetim dhe një raportim me shkrim për zhvillimin e ndalimit, revokimit, dhe depërtimin e shpejtë dhe të fshehtë të shtetasve turq.

Konstatojmë se gjendja e sigurisë në Kosovës është stabile është e qetë, qytetarët mund të ndihen të qetë" ka thënë ai.

Kryeministri shtoi se një aspekt tjetër me rendësi është se ka kërkuar që të mos befasohet më Kosova e as vendimmarrësit  që mos të përsëritet një veprim i tillë pa lejen e vendimmarrësve në këtë rast kryetarit të qeverisë. Tha se ka një dakordim nga të gjithë.

Haradinaj në konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë (Drejtpërdrejt)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë në lidhje me gjendjen e sigurisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat