Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Aktuale

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Më: 31 mars 2018 Në ora: 12:29
Radhët kilometrike

Protesta që derivoi në përleshje mes banorëve të zonës së Kukësit, mbi aplikimin e taksës prej 5 eurosh për kalim në Rrugën e Kombit, ka shkaktuar edhe radhë të gjata në këtë aks.

Shumë shtetas kosovarë, duke shfrytëzuar fundjavën, janë nisur me mjetet e tyre drejt Shqipërisë, por bllokimi i aksit rrugor ka bërë që radhët të shkojnë në më tepër se 10 km.

Korrespondenti i Top Channel nga Kukësi, raporton se karvani i mjeteve fillon që nga dogana e Morinës dhe vijon deri në pikën ku koncesionari ka ndërtuar sportelet e vjeljes së taksës.

Më herët, para nisjes së protestës, edhe policia bllokoi ardhjen e mjeteve nga Kosova, me qëllim shmangien e pjesëmarrjes së tyre në protestë.

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës doli jashtë kontrollit dhe protestuesit, pasi u përleshën me forcat e policisë, shkatërruan edhe sportelin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat