Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Dikujt po i konvenon rrezikimi i Republikës

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Dikujt po i konvenon rrezikimi i Republikës

Më: 31 mars 2018 Në ora: 17:22
Daut Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas konferencës së Hashim Thaçit duke thënë se dikujt edhe i konvenon rrezikimi i Republikës së Kosovës.

Këtë koment Haradinaj e tha sot për Express, sipas tij lojërat që kërkojnë desttabilizim do të përfundojnë të destabilizuar.

“Ngjarjet e fundit janë tepër  shqetësuse për një shtet të ri dhe natyrisht kërkohet kujdes i shtuar, kjo dikujt edhe mundet t’i konvenoj por rrezikimi i shtetesisë së Rrepublikes sonë do të duhej teë na shqetësonte si popull. Lojtarët e brendshem dhe të jashtem që kerkojnë destabilizim do të përfundojnë të destabilizuar”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat