Rexhep Selimi i përgjigjet Presidentit Thaçi: Je bërë i rrezikshëm për Kosovën

Aktuale

Rexhep Selimi i përgjigjet Presidentit Thaçi: Je bërë i rrezikshëm për Kosovën

Nga: H.Orana Më: 31 mars 2018 Në ora: 18:19
Rexhep Selimi

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i është përgjigjur deklaratave të sotme të Presidentit Hashim Thaçi. Deputeti Selimi ka thënë se në gjendje krize është ai që e ka sjellë Kosovën.

Selimi ka thënë më tutje se Thaçi më tepër foli për Albin Kurtin se sa për temën që e kishte thirrur konferencën.

Ai shkruan më tutje në Facebook se Presidenti Thaçi është bërë një person shumë i rrezikshëm për Kosovën, që nuk kursen asgjë për të arritur qëllimet e tij.

Deputeti Selimi ka një përgjigje për edhe për deklaratat ndaj tij.

Postimi i plotë:

KOSOVA NE RREZIK NGA KREU I SAJ!

Situata eshte serioze. Thaci, pasi qe e solli Kosoven ne krize politike, ekonomike dhe te sigurise, ai tashme eshte edhe vete ne krize.

E pash sot daljen e tij para medias. Deklaratat e tij te shthurura tashme nuk po ia arrin as t’i kontrolloje dot.

Ky njeri sot shpertheu me genjeshtra ndaj Vetevendosjes dhe Kryetarit te saj Kurti. Nuk me shqeteson permbajta e genjeshtrave te tij, por duhet te na shqetesoje qellimi i tij.

Ai me shume foli per Albinin sesa per temen qe i kishte thirrur gazetaret. Ne te vertete, Albini nuk e ka obsesion Thacin, sic tha ai. Problemi eshte qe Thaci eshte president dhe i cili e ka makth Albinin, ani se ky s’eshte ne pushtet.

Qellimi dhe cmenduria e Thacit e kthejne ate ne nje monstrum nga i cili duhet ta mbrojme Kosoven ne radhe te pare. Nga nje president i keq, ky njeri tash me eshte bere person i rrezikshem per Kosoven. Ai nuk kursen asgje per te arritur deri te qellimet e tij te erreta, as ne e as Kosoven.

Foli edhe per mua. Tha qe me “paska kursyer” Haradinaj.

E dini cfare!? - Mos me kurseni, sepse nuk me beni nder!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat