“Hashim a po mundesh me shiku në fytyrë Endritin”

Aktuale

“Hashim a po mundesh me shiku në fytyrë Endritin”

Nga: H.O. Më: 31 mars 2018 Në ora: 22:47
Hashim Thaçi dhe Endriti

Njohësi i çështjeve politike Nexhat Haziri ka kriitkuar Presidentin Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook. Ai duke iu drejtuar presidentit thotë se si ndihesh kur sheh pamjet pikëlluese të familjeve të shtetasve turq, kur ia dorëzove diktatorit Erdogan.

Haziri e pyet poashtu Presidentin se a po mundesh me shiku në fytyrë djalin Endritin, apo edhe ai është i zënë me udhëtime dhe shëtitje në vendet luksoze të botës.

Postimi i plotë:

Hashim, si po ndihesh nga pamjet pikëlluese të familjeve të shtetasve turq që ia dorëzove diktatorit, mentorit tuaj Sulltan Erdoganit. Qysh po t'hahet buka e qysh po mundesh me ba gjumë, kur i sheh ato gra, fëmijë me lot në fytyrë, të frikësuar për fatin e burrave-baballarëve të tyre që tashmë janë në duart e xhelatit Erdogan. A po mundesh me shiku në fytyrë Endritin, apo ndoshta këtij nuk i bëjnë përshtypje pasi është i zënë me udhëtime dhe shëtitje në vendet më luksoze dhe më të shtrenjta të botës me parat e buxhetit të shtetit, karakteristikë kjo e njohur për t'bijt e diktatorëve,si Udaj i Huseinit apo Marko i Millosheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat