Reagon edhe Artur Roshi ndaj deportimit të gylenistëve turq

Aktuale

Reagon edhe Artur Roshi ndaj deportimit të gylenistëve turq

Nga: D.RR Më: 1 prill 2018 Në ora: 10:26
Artur Roshi

Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq, ngjalli reagime të shumta nga opinioni dhe nga ndërkombëtarët, ku pas këtyre arrestimeve, u shkarkuan ministri i brendshëm Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi.

Reagim ndaj këtij rasti, ka edhe kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Shqipëri, Artur Roshi, i cili shkruan se Qeveria e Kosovës u tregua e dobët përball rregullave të funksionimit të një shteti demokratik.

“Qeveria e Kosovës me deportimin gjashtë shtetasve turq tregoi se është e dobët përballë rregullave të funksionimit të një shteti demokratik. Deportimin duhet ta vendoste gjykata dhe jo ministri i brendshëm,i cili duhet të çohet për ndjekje penale se cenoi jetët e gjashtë familjeve pa asnjë shkak në lidhje me ligjshmërinë e shtetit të Kosovës”, shkruan ai, përcjell "Bota sot".

Sipas Roshit, ky veprim oklut i qeverisë së Kosovës, do t’ju kushtojë qytetarëve me vonesën e liberalizimit të vizave.

“Një veprim në kufijtë e një urgjence është i denjë për shtete diktatoriale ku drejtësia nuk bazohet mbi të drejtën,por mbi urdhërat e klikës drejtuese. Në një shtet demokratik ,drejtësia nuk ka urgjencë. Ajo ka procedurë për të respektuar të drejtën e individit. Ky veprim okult i qeverisë së Kosovës do t'ju kushtojë qytetarëve në vonesën e lëvizjes së lirë. Si mund të kërkosh lëvizje të lirë kur nuk plotëson kushtet minimale të një vendi të lirë”- u shpreh Roshi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat