Maxharraj flet për prapaskenat: Akuzat e Thaçit për VV-në, të dhëna që u dërguan nga Erdogani si kundërshpërblim

Aktuale

Maxharraj flet për prapaskenat: Akuzat e Thaçit për VV-në, të dhëna që u dërguan nga Erdogani si kundërshpërblim

Nga: P.R Më: 1 prill 2018 Në ora: 16:40
Hashim Thaçi dhe Rexhep Taip Erdogan

Profesor, Doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar konferencën e djeshme të presidentit Thaçi lidhur me arrestimin dhe depërtimin e 6 shtetasëve turk nga Kosova.

Sipas Maxharrajt, Thaçi edhe njëherë iki nga përgjegjësia e tij.

Maxharraj, në këtë postim flet edhe për akuzat e Thaçit ndaj Vetëvendosjes, për të cilat, Maxharraj thotë se këto janë të dhëna që Erdogan mund të ia ketë dërguar Thaçit si kundërshpërblim.

“Por edhe më keq z. President po si munde pa fije turpi të shpifesh së gjoja Irani po e financojka LVV, dhe së mlitantet e tij po u trajnojkan ne Turqi?! Kah i mori Presidenti këtë te dhëna apo janë trillime te tua si zakonishtë? Nese kjo është e vërtet, siç thua ti, atëherë shtrohet pyetja, ku ishin organet e drejtësisë, ku ishin prokuroria dhe gjyqësia qe nuk kane reaguar me kohë. A mos ja ka qu Erdogani këto të dhëna si ndonjë kundër shpërblim? Si është e mundur qe Thaçi te këtë ne dijeni  këto informacione te nivelit te lartë ndërkombëtar, e nuk po e ditka se çka po ndodhë ne shtetin e tij në te cilin është President, nuk po ditka për kidnapimin dhe deportimin e tyre me dhunë ne Turqi”, ka shkruar Maxharraj, ëprcjellë “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Ky është postimi i plotë:

Ç’ORIJENTIMI  MENDOR  I  PRESIDENTIT THAQI?!

Asnjëherë Presidentit Thaçi nuk i ka ndodhë që të jetë kaq i humbur si ne Konferencën qe e mbajti dje. Askush së kuptoi së përse e organizoi këtë konferencë. Të gjithë e vërejtën se si Presidenti ishte i hutuar, fliste si me konë i trembur, fliste jo çartë, pa invencion, fliste si me konë jerem. Ishte totalisht i ç’orijentuar, nuk dinte as çka fliste, aq më pak së çka thoshte. Kësaj radhe nuk qeshte dhe nuk e qonte hava gishtin e madh siç e kishte zakon. Dukej si një njeri i humbur, i rraskapitur.

Nuk tha as gjë, nuk e qeli gojën fare për atë se për çka duhej te fliste. Bile as një fjalë nuk e tha as për kidnapimin spektakular të gjashtë shtetasve Turq qe ishin me qëndrim ne Kosovë pa asnjë precedent politik, por veç qe ishin ik nga diktatori Erdogan. Për këtë ai  e ka zakon me ik nga përgjegjësia tha: Nuk kam qenë ne dijeni. Po si te mos kishe qenë ne dije kur rrine me njerëzit  tu ne AKI dhe ata te mos të tregojnë së çka po ndodhë ne këtë shtet?. Por Thaçi ne këtë konferencë nuk tha asgjë që dy Agjencitë “inteligjente”, të dy AKI-të me të njëjtin emër AKI-a Kosovës dhe AKI-a e Turqisë të takohen “rastësisht” në Kosovë, bile edhe me avion special erdhën, dhe Presidenti i jonë te mos jetë i informuar, si është e mundur qe ata njerëz me shpejtësinë e rrufesë të kidnapohen si ne filat horror dhe me shpejtësi edhe më te madhe të deportohën me dhunë, pa kurrfarë procedure, pa respektuar kurrfarë ligji dhe rregulli ne fuqi, bile pa e dijtë edhe familjarët se për çka ua “vodhën” familjarët e tyre ne pikë te dritës.?. Pergjigjia e tij ishte aq te turpshme, jo njerëzore duke thanë se ata ishin “terrorist” dhe së vendi na qenka në rrezik nga ata? Po si ndodhi me e ditë se Presidenti se ata njërës na qenkan terrorist e, nuk paska mujtë me dijet, paska qenë i painformuar, kur ata më dhunë u deportuan ne Turqi dhe drejte ne gojën e Erdoganit, diktatorit dhe kasapit turk, vetëm pse AKI-a e Jote President tha së ata janë terrotist.? Por, nese ata atje pa fije faji, sepse sipas teje faji është jetim, do te terrorizohen nga regjimi diktatorial dhe ndoshta “aksidentalisht” edhe do te vriten. Nuk e di se për këtë a do e vretë ndërgjegjja, unë  themë së jo, sepse Ti nuk kë ndërgjegje.

Në konferencën e fundit t’i prapë vazhdove me maniret e tua të vjetra, me ato qe ua ke zanat, me rrenat dhe shpifjet e tua të zakonshme. Po si pate fytyrë, e nuk pate turp te shpifesh për LVV dhe liderin e saj karizmatik Albin Kurtin, si cili tanimë e ka marrë namin si tribun i popullit, sepse ai nuk rrenë, nuk mashtron, nuk vjedh, nuk është i korruptuar dhe po te ishte ai ne vendit ku je ti tashti Kosova do te ishte diçka tjetër, do te kishte prosperitet, ekonomik, social e kulturor. Po te ishte Albin Kurti ne vendin tënd sot nuk do ta kishim ”Zajednicen” te dera e shpisë dhe me siguri Çakorri sot do të ishte i joni, te cilin ti me dorën tende qe dikur ka me tha zoti atë dorë, ua shite apo ua fale Malazezëve, krejt njesoi.

Por edhe më keq z. President po si munde pa fije turpi të shpifesh së gjoja Irani po e financojka LVV, dhe së mlitantet e tij po u trajnojkan ne Turqi?! Kah i mori Presidenti këtë te dhëna apo janë trillime te tua si zakonishtë? Nese kjo është e vërtet, siç thua ti, atëherë shtrohet pyetja, ku ishin organet e drejtësisë, ku ishin prokuroria dhe gjyqësia qe nuk kane reaguar me kohë. A mos ja ka qu Erdogani këto të dhëna si ndonjë kundër shpërblim? Si është e mundur qe Thaçi te këtë ne dijeni  këto informacione te nivelit te lartë ndërkombëtar, e nuk po e ditka se çka po ndodhë ne shtetin e tij në te cilin është President, nuk po ditka për kidnapimin dhe deportimin e tyre me dhunë ne Turqi. O tempora, o moris? Vetëm për këtë në çdo shtet tjetër normal ai nuk do të qëndronte ne pushtet as dy ditë, por pasiqë jetojmë në shtetin që e drejtojnë njerëzit jonormal te cilët punojnë vete për interesa te veta, e jo për shtetin te cilit për çdo dite po ia nxinë jetën në sytë e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat