Ish-Ambasadori: Presidenti të dërgohet në përgjegjësi, ishte në dijeni për kidnapimin e gylenistëve

Aktuale

Ish-Ambasadori: Presidenti të dërgohet në përgjegjësi, ishte në dijeni për kidnapimin e gylenistëve

Më: 1 prill 2018 Në ora: 18:07
Erdogan dhe Thaçi

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi dhe Serbi Lulzim Peci konsideron se, para se të shkarkoheshin ministri i Brendshëm dhe drejtori i AKI-së, do të duhej të kryheshin hetime, përfshirë edhe rolin e krerëve të shtetit në dëbimin e gjashtë qytetarëve turq. Peci thotë se askush nuk mund të besojë se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka qenë në dijeni për dëbimin e gjashtë qytetarëve turq.

Në një intervistë me shkrim për media, Lulzim Peci thotë se në Kosovë është bërë një shkelje e rendit kushtetues e kompetencave në mes kryeministrit dhe kryetarit të shtetit.

“Mendoj, se Kryeministri, ose duhet t’i ve gjërat në rend dhe të tregojë me gisht se ku qëndron problemi, ose duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve”, thotë Peci.

Ai mendon se publiku tanimë e ka të sqaruar se një lloj “uzurpimi” i sektorit të sigurisë nga Presidenti është duke ndodhur në vend.

Intervisten e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat