Ndryshe nga Kosova, Greqia nuk i nënshtrohet Erdoganit për gylenistët

Aktuale

Ndryshe nga Kosova, Greqia nuk i nënshtrohet Erdoganit për gylenistët

Më: 2 prill 2018 Në ora: 09:39
Recep Tayyip Erdo?an

Ajo që shteti i Kosovës bëri me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq të Kolegjit "Mehmet Akif", ishte një nga aktet më të padenja dhe tinëzare në shërbim të Presidentit Erdogan

Ky i fundit falënderoi publikisht Hashim Thaçin për zbatimin e porosive të ardhura nga Ankaraja, duke qartësuar edhe më shumë rolin e Presidentit të Kosovës në këtë histori.

Pabesia ndaj 6 shtetasve turq i vuri një njollë të madhe udhëheqjes politike kosovare dhe shtetit të Kosovës në raport me të drejtën sovrane dhe atë ndërkombëtare.

Një shembull analog i asaj që ndodhi mes Kosovës dhe Turqisë është përplasja mes Ankarasë dhe Athinës për çështjen e 8 ushtarakëve e që dezertuan në Greqi pas grushtit të shtetit.

Ajo që ndryshon është përgjigjja e kryeministrit grek Cipras ndaj thirrjeve dhe akuzave të Erdoganit.

Athina i ka kërkuar presidentit turk të sillet konform postit që mban dhe jo të dublojë drejtësinë.

“Në qoftë se presidenti turk kishte diçka për të thënë për 8 ushtarakët, ai pati rastin t’ia thoshte privatisht kryeministrit grek apo edhe publikisht gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë.

Sot ai zgjedh të vazhdojë një rrugë të pakuptueshme e të rrëshqitshme të sulmeve provokuese.

Greqia është një shtet ligjor dhe ka një kryeministër, i cili i respekton dhe i njeh procedurat e drejtësisë greke dhe jo një Sulltani që imponon vendimet e tij”, thuhet në reagimin e djeshëm të qeverisë greke.

Më parë Erdogan i veshur si ushtarak akuzoi Greqinë dhe kryeministrin e saj se po mbrojnë njerëzit që fshihen pas grushtit të shtetit të dështuar të vitit 2016.

“Ju e dini, disa njerëz u përpoqën të më vrasin dhe ikën në Greqi me helikopter.

Zoti Tsipras, me të cilin kisha folur, më tha se brenda 10-15 ditësh do të zgjidhte këtë çështje.

Vitet kanë kaluar dhe madje ata janë akomoduar”, deklaroi Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat