A u pagua Thaçi nga Erdogan për operacionin e deportimt të gylenistëve?

Aktuale

A u pagua Thaçi nga Erdogan për operacionin e deportimt të gylenistëve?

Më: 2 prill 2018 Në ora: 14:07
Thaçi dhe Erdogan

Kapja dhe deportimi i 6 gylenistëve që ndodhi të enjten e kaluar e kapi në flagrancë Presidentin Hashim Thaçi, i cili këtë operacion e kreu me mentorët e tij në Ankara. Erdogan, duke komentuar deportimin e gylenistëve nga Kosova, ka thënë se kleriku Fetullah Gylen do të të dërgohet në Turqi sikur gylenistët nga Kosova. Një operacion të ngjashëm me këtë në Kosovë, Erdogan kishte provuar ta bënin në Amerikë duke ua ofruar 15 milionë dollarë zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, por plani kishte dështuar. E pyetja që shtrohet tash është, a e pagoi Thaçin dhe AKI’në Erdogan për arrestimin e gylenistëve në Kosovë?

Mundësinë që Erdogan të ketë paguar për kapjen dhe deportimin e 6 gylenistëve në Kosovë e ka lënë të hapur edhe analisti Naim Rashiti në një postim para disa ditësh. Ai kishte thënë se dikush është korruptuar në këtë histori me turqit.

“Do te dihet shpejt e lehte se çka ka ndodh me rastin e kidnapimit te 6 turqve.....Pervec qe eshte nje skandal i madh ku nje numer exponentesh jane perfshire dhe jane korruptuar per te ndihmuar kete aksion, shteti e rendoi fort agjenden e liberalizimit te vizave...

Vendet e BE-se dhe parlamenti evropian do te kete se shpejti ca mesazhe per ne...” kishte shkruar të premten Rashiti.

Lajmin e plotë mund ta lexoni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat