Vendimi që mund të çojë në përplasje Haradinajn me Thaçin

Aktuale

Vendimi që mund të çojë në përplasje Haradinajn me Thaçin

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 3 prill 2018 Në ora: 12:10
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Vendimi i kreut të Qeverisë për të shkarkuar drejtorin e AKI-së, Driton Gashi pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë qytetarëve turq, mund të çojë në një përplasje politike kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe presidentin, Hashim Thaçi.

Kjo pasi që sipas Kushtetutës së Kosovës, ky shkarkim duhet të bëhet në koordinim mes Qeverisë dhe Presidencës.

I pari i vendit, Hashim Thaçi ende nuk ka dhënë një qëndrim lidhur me këtë vendim për shkarkim, por në konferencën për media të së shtunës, ai ka thënë se qytetarët e arrestuar turq përbënin rrezik për vendin.

Këtë konstatim, presidenti e ka bazuar duke u thirrur në një raport të detajuar të AKI-së.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani thotë se Gashi i AAK-së nuk mund të largohet nga pozita e tij pa një pëlqim edhe të presidentit.

“Kushtetuta e parasheh koordinimin e përbashkët mes kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi kur është në pyetje shkarkimi i drejtorit të AKI-së. Por, nëse veç nuk funksionin koordinimi i përbashkët personi në fjalë mbetet në pozitë, sepse nuk mund të lëvizet nga pozita pa një koordinimi të përbashkët”, thotë Burjani për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Por, Burjani thotë se nuk beson se i pari i vendit do të kundërshtoj vendimin e kryeministrit.

“Tash nuk e besojë që Thaçi do të veprojë në kundërshtim me vendimin e Haradinajt dhe nuk besojë që do të krijohet një problem i tillë. Për shkak se duhet se ka pasur koordinim ndërmjet të dyve për shkarkimin dhe së paku nuk i ka kushtuar vëmendje Thaçi atij shkarkimi të Haradinajt, andaj nuk besoj se do të ketë një gjë të tillë”, thotë ai.

Ai shtoi se një kundërshtim eventual mund të çoi edhe në prishjen e raportit politik ndërmjet presidentit dhe kryeministrit.

Ndryshe, Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në javën e kaluar ka arrestuar dhe depërtuar në Turqi gjashtë qytetar turq pa u informuar kryeministri i vendit.

Për këtë, Haradinaj mori një vendim për shkarkimin e ministrit të brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat