Deda: Thaçi ka uzurpuar kompetencat e Qeverisë

Aktuale

Deda: Thaçi ka uzurpuar kompetencat e Qeverisë

Më: 4 prill 2018 Në ora: 10:56
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda duke komentuar ngjarjet e fundit ka thnë se shprehja “Nuk e di” është bërë më e përsëritura nga Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Deda ka shtuar se përderisa dikush nuk din, është dikush tjetër- Presidenti Hashim Thaçi, ai që din, e madje edhe uzurpon kompetencat e Qeverisë.

Reagimi i plotë i Dedës:

Kur “nuk e di” bëhet shprehja më e përsëritur e udhëheqësit të Qeverisë:

“Nuk e di” si ndodhi tërheqja e njohjes nga Burundi;

“Nuk e di” si u kidnapuan 6 shtetas turq;

“Nuk e di” çka po ndodhë në dialog;

“Nuk e di” sa zëvendësministra i kam në Qeveri.

Derisa dikush “nuk din”, një tjetër - Thaçi - po din edhe mirë bile t’i uzurpojë kompentencat e Qeverisë dhe ta shkelë Kushtetutën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat